Zbulohet identiteti i të dyshuarit për mashtrimin në bankën ‘TEB’, mori 7 mijë euro kredi me dokumente false

Kosova

Zbulohet identiteti i të dyshuarit për mashtrimin në bankën ‘TEB’, mori 7 mijë euro kredi me dokumente false

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Media mbrëmë ka raportuar për një rast të mashtrimit në bankën ‘TEB’, ku një klient dyshohet se ka arritur që me dokumente false, të marrë një kredi prej 7 mijë eurosh.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Dren Mjekiqi, 30-vjeçar.

Media mëson se Mjekiqi ka paraqitur një vërtetim të rremë se është i punësuar dhe një dokument të xhirollogarisë, duke mashtruar kështu bankën dhe si rezultat ka futur në xhep paratë, që i kërkoi si kredi.

Pas raportimit të rastit, hetuesit policorë kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast kanë arritur që të sigurojnë prezencën e personit të dyshuar, i cili ka përfunduar dje në Polici.

I njëjti është intervistuar në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij dhe më pas, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat