Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjashme , me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe”, është bërë e ditur në njoftim.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.