Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të jenë prezente në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë vranësira të shpeshta gjatë pjesës së dytë të ditës.
Parashikohet që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi.
Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore.
Por do të ketë edhe intervale me kthjellime të cilat më të theksuara pritet të jenë gjatë paradites.