Shënohet Dita Botërore pa duhan, “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan"

Kosova

Shënohet Dita Botërore pa duhan, “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan"

Më: 31 maj 2023 Në ora: 10:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shënuar Ditën Botërore pa Duhan me moton: "Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan".

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, tha se duhani është kërcënim për shëndetin publik në Kosovë, andaj duhet të ulët niveli i konsumimit të tij.

Kjo u premtua nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, e cila tha se ka rënie te konsumimit të duhanit në Kosovë, por jo mjaftueshëm.

Ajo tha se do të bëjnë plotësimin-ndryshimin e Ligjit të duhanit, ku do të ashpërsohen masat për parandalimin e tij.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Faton Peci shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për vazhdimin e aksionit për respektimin e ligjit dhe parandalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat