Gazetaret femra janë shembull të guximit dhe besnike të profesionit të vet.Zanatin të cilin e kanë zgjedhur.Janë çika sy pa trembura.
Ndonëse u sulmuan dhe po sulmohen,madje edhe kërcënohen gjatë raportimit të këtyre ditëve në protestat në Zubin Potok,Leposaviq e Zveçan,këto nuk u dorëzuan dhe nuk po dorëzohen edhe kur u rrezikua jeta e tyre personale.
Këto dhe të tjera u treguan guximtare.Besnike të zanatit të vet.E kanë marrë dhe po e kryejnë punën seriozisht.E kanë kuptuar e pjekur zanatin e gazetarit që të jenë në shërbim të informimit objektiv të qytetarëve gjithandej Kosove.
Ju lumtë!
U përballën dhe po përballen me protestuesit më të egër e radikalë duke raportuar nga “vija e parë e frontit”, por duke mos u dorëzuar në asnjë moment. Bile një nga ato i drejtoi gishtin një protestuesi me maskë(shih foton). Ky ishte një akt guximi dhe krenarie në mbrojtje të zanatit të cilin e ka zgjedhur kjo gazetare.Ishte yrnek për gazetaret e reja.
Këto dhe të tjera femra gazetare shpesh bartin barrën më të madhe të raportimit ditë-natë nga veriu i trazuar i Kosovës etj.
Me guximin e tyre ato duhet vlerësuar dhe shpërblyer me çmimin. “Guximi për Gazetari” për vitin 2023.
Këshilla ime është mos i kërcënoni gazetaret dhe gazetarët dhe mos i pengoni në punën e tyre se janë heronj. Mos bëni gangsterin e kot.
Kaq për sot.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/31/auto_eeee1685570271.jpg)