Ka nisur studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit në Suharekë.
Kështu ka njoftuar në Facebook ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka publikuar edhe pamjue të hartës së lokacionit në këtë komunë.
“Filluam studimin e fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për Ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit. Urime të gjithë qytetarëve të Therandës”, ka shkruar Aliu.
Eprori i Aliut, kryeministri Albin Kurti kishte thënë më herët se janë iniciuar hartimet e studimit të fizibilitetit për tri diga të reja, e një prej tyre kjo në Dragaçinë.
Ndërtimi i digës ishte konsideruar çështje që do të bënte stabilizimin e kësaj zone me ujë.