Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni duke folur për zhvillimet në veri dhe një nga kërkesat e ndërkombëtarëve që kryetarët e Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin-Potokut, të ushtrojnë detyrën nga një vend alternativë jo në objektet e komunës, ka thënë se praktikisht është e pamundur.
Ai ka thënë se objekti i komunës është vendi ku kryetari e ushtron detyrën.
“Nga përvoja që kamë tash e një vit e gjysmë jam i bindur se punën e kryetarit të komunës në normalitetin e kësaj detyre nuk mundesh me ushtru ndryshe pos në zyre. Aty është stafi dhe i gjithë mekanizmi për ushtrimin e funksionit. Kryetar komune je edhe në shtëpi por nuk mund të kryesh punë”, ka thënë Hyseni.
Ai në pyetjet e analistëve në emisionin “Këndi i Debatit” për prezencën e Policisë para objekteve të Komunës se a mund të ushtrohet detyra e kryetarit, tha se prezenca e forcave të rendit është për mundësuar ushtrimin detyrën nga kryetarët.
Qëllimi prezencës së rendit atje është mundësimi i ushtrimi të detyrës së kryetarit të komunës.