Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar për falsifikimin e mbi 8 mijë e 500 eurove.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Kujtojmë se të mërkurën (07.06.2023), si prova materiale janë konfiskuar 4 mijë e 296 copa metalike nga dy euro.
Ato kapin vlerën e 8 mijë e 592 eurove.