Pëlcitja e gypit ka bërë që fshati Pantinë i Vushtrrisë të mbetet pa ujë të pijes.
Sikur kjo të mos ishte hera e parë, pasi një problem me gypin kishte lënë banorët e Pantinës edhe javë më parë.
Për ndërperjen e ujit në këtë lokalitet ka njoftuar edhe KRU “Mitrovica”.
“Për shkak të pelcitjes së gypit në afërsi të kycjes në fshatin Pantinë që ka ndodhë para pak qastesh, Njësia Operative- Vushtrri ka ndërprerê furnizimin me ujë për këte lokalitet deri neser në oret e pasdites kur edhe planifikojmë të përfundojmë sanimin e rrjedhjes së ujit.” ka shkruar KRU “Mitrovica.”