Mot me shi e diell

Kosova

Mot me shi e diell

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 06:15
Ilustrim

Mot me reshje e shiu e diell do të ketë gjatë javës së ardhshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat do të jetë të ngjashme me ditëve të kaluara.

Të hënën dhe të martën do të ketë reshje shiu në disa vende.

“E hëne- Mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa i përket temperaturave , ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëmë. E marte- Mot kryesisht i ngjashëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi”, thuhet në njoftim.

Edhe të mërkurën dhe të enjten do të ketë reshje e shiu, por më intensitet më të ulët.

Ndërsa, të premten moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit.

“Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike”, njofton IHMK

Një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat