Me rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhen homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, Prishtinë, ora 8:30)
Bëhen homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi me rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës. (Velani, Prishtinë, ora 8:40)
Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, ora 9:00)
Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Salla e takimeve, KGjK, ora 9:00)
Bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës. (Prekaz, ora 9:30)
Dita e dytë e “Javës së Dhurimit të gjakut”, vazhdon me dhurimin vullnetar të gjakut në sheshin Nënë Tereza. (Tenda, ora 10:00-18:30)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për media me rastin e hapjes së Javës Olimpike 2023. (Zyret e KOK, ora 11:00)
Vendosen kurora lulesh te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s. ( Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë, ora 11:00)
Bëhet zbulimi i shtatorës së dëshmorit të kombit Ramadan Rexhepi. (Sheshi Ramadan Rexhepi, Ferizaj, ora 11:00)
Shoqata Intelektualëve Jakova-Gjakovë dhe Shoqata Akademike për Shkencë dhe Art-Tetovë, organizojnë tryezë tematike “Gjakova dhe Tetova”. (Biblioteka në Gjakovë, ora 12:00)
Mbahet minimaratona e vrapimit “Vrapojmë me Policinë tonë”. (Sheshi në Ferizaj, ora 12:30)
Mbahet përformanca nga orkestra e FSK-së me rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës. (Sheshi i Prishtinës, ora 12:30)
Bëhet pritja e përbashkët shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit. (Hoteli Emerald, ora 18:00)
Mbyllet panairi i 23-të i Librit "Prishtina 2023".
Ansambli Shota dhe ansambili shqiptar i Maqedonisë mbajnë koncertin tradicional për Ditën e Clirimit. (Klan Arena, ora 20:45)