Në stilin e një promenade, sheshi “Adem Jashari” në Vushtrri pritet të zgjerohet duke u bashkuar kështu me një pjesë të parkut të qytetit të Vushtrrisë.
Rruga që ndanë këto dy pjesë, pra Parkun e qytetit dhe sheshin “Adem Jashari” pritet të elimnohet duke u bërë shesh dhe ri-bashkuar me pjesën ku ndodhet shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari.
Në vijën e njëjtë me rrugën paraprake pritet të ndërtohet një rrugë nënkalimore për vetura që do ta lidh rrugën dëshmorët e kombit me rrugën “Ahmet Selaci”, drejt entit social.
Idenë e këtj projekt kapital e ka konfirmuar edhe Drejtoria e Urbanizimit, ndonëse jo me detajet e cekura më lartë, por vetëm si projekt që mban emrin “Rikonstruimi I bulevardit Adem Jashari dhe lidhja me Parkun e Qytetit”. Ky është vetëm një projekteve kapitale që pritet të realizohen këtë vit nga komuna e Vushtrrisë.
Ky projeket kapital pritet të filloi së realizuari këtë vit.