Në Kosovë janë paralajmëruar vërshime të mëdha.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta e në veçanti zonat e prekura më së shumti nga vërshimet e kaluara.
Edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shkruar në lidhje me këto gjasa.
Ai përmes një postimi, në rrjetin social Facebok ka publikuar disa fotografi ku shihen punime në fshatrat e këtij qyteti.
"Me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që është në dorën tonë që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara, duke monitoruar në të njëjtën kohë edhe akset rrugore dhe vendbanimet tjera që paraqesin rrezik nga përmbytjet, dhe për të qenë në gjendje gatishmërie për çdo situatë nga e cila rrezikohet jeta e banorëve"- ka shkruar Nura, duke lënë të nënkuptohet se ata janë duke marrur masa që dëmet e kaluara nga vërshimet të mos përsëriten.