Sot u përurua përfundimi i renovimit të brendshëm të objektit të vjetër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, i cili kushtoi 459.853.59 €.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi bëri të ditur se ky përurim u bë në kuadër të festimeve të çlirimit të Kosovës dhe në vigjilje të 14 qershorit, ditës së çlirimit të Rahovecit.
Kjo, sipas tij, është dëshmi e përkushtimit institucional në përmbushje të obligimeve ndaj dëshmorëve të lirisë.
Latifi shtoi se projekti përfshin renovimin e brendshëm të të gjitha reparteve dhe se me këtë investim, stafi shëndetësor do të ketë kushte më të mira për punë dhe pacientët do të kenë shërbime më efikase.