Mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave në lidhje me vendimin tërheqjen e licencës së transmetimit do të nisë nga ora 14:00.
Në këtë mbledhje, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë do të dërgojë monitoruesit e saj.
Në reagimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga MINT-i, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se rastin po e ndjek me vëmendje.
“Vërej shqetësimin e përhapur në shoqërinë civile dhe kërkoj nga institucionet përkatëse që të mendojnë me shumë kujdes për çdo masë të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e mediave në Kosovë”, theksoi Abbott.