Lisi i pamposhtur i politikës shqiptare

Kosova

Lisi i pamposhtur i politikës shqiptare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 qershor 2023 Në ora: 12:23
Sulejman Mehazi

Këta të jugut nuk ua kap mendje se në Kosovën e pushkës e trimërisë do del Albin Kurti e do ua përmbysë krenarinë e udhëheqjes shtetërore jugorëve të Enverit.

Se vetëm ata janë të aftë për të bërë politik e për të udhehequr shtetetin, vëreni sa larg Kurti i ka lënë jugorët aq larg sa ai nuk ka kohë të merret me lokalistët e poltronizuar politikë Edi Ramën, Vuçiqin, Ali Ahmetin, me intelegjencën e politikës shtetërore ka provokuar edhe ndërkombëtarët e SHBA-ve dhe BE-së për t'u barazuar politikisht me ata.

Politika intelegjente e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ka shpërthyer kufijtë e Kosovës dhe ka kapluar politikën globale boterore.

Të vegjël janë jugoret, veriorët, serbët për Kurtin, vëni re sa është lartësuar kryeministri i Kosovës sa që të gjithë, ama të gjithë që nga opozita, Shqipëria, RMV-ja, BE-ja e SHBA-ja e shohin që nga poshtë si  lis të lartë të pamposhtur që i shkojnë degët vërdallë nga furtunat e sulmeve të njëpasnjëshme djathtas, majtas, para, prapa, por lisi i lartë politik qëndron stoikisht para këtyre sulmeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat