Me rastin e ditës së Çlirimit të Skënderajt, po përurohet shtatorja e Idriz Rrecit.
Fadil Geci përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se edhe pse e lanë nën hije deri tash, vlerën e Rrecit, triumfoi vlera e tij dhe sot nuk mund ta mohojë askush punën dhe sakrificën e tij.
“Njerëzve si Idrizi vlera u shtohet përditë e më shumë. Vlera jote është e pamohueshme, e pashlyeshme. Lavdi për jetën dhe veprën e tij!”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
Sot në ditën e çlirimit të Komunës së Skënderajt po përurohet në “Bronz” udhëheqësi moral i Drenicës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega Skënderaj Idriz Rreci i cili për një dekadë udhëheqi Drenicën në të gjitha proceset e kohës, bashkë me një grup shokë e të cilët janë gurthemel për pavarësimin e jo vetëm Drenicës por gjithë Kosovës.
Përkundër përpjekjeve të pushtetit të pasluftës për ta lënë nën hije këtë njeri të madh, triumfoi vlera e tij dhe sot nuk mund ta mohojë askush punën dhe sakrificën e tij.
Sot pasi u ngopën me pushtet politikanën tanë u detyruan ti pranojnë vlerat, e që është hap i vlerësuar. Më mirë vonë se kurrë!
Njerëzve si Idrizi vlera u shtohet përditë e më shumë. Vlera jote është e pamohueshme, e pashlyeshme. Lavdi për jetën dhe veprën e tij!