Derisa qytetarë të shumtë po kërkojnë zgjidhje për problemet me të cilat po përballen pothuajse çdo ditë, Komuna e Vushtrrisë duket se po ndjek avazin e vjetër, duke ruajtur buxhetin e ndarë për investime kapitale.
Asamblistë të LDK-së dhe të LVV-së në këtë komunë thonë se kryetari i saj ka dështuar në menaxhimin e parasë e po ashtu edhe në planifikimin e projekteve të reja. Por ndryshe shprehet kryetari Ferit Idrizi.
Pavarësisht se problemet me të cilat po përballen qytetarët janë të shumta, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që të kursejë buxhetin e ndarë për investime kapitale.
Kjo komune nuk ka shpenzuar asnjë cent për investime të tilla gjatë tre muajve të parë të këtij viti, derisa për dallim nga komunat e tjera, numri i projekteve të reja të parapara nga e ajo është shumë i vogël.
Asamblistë të LDK-së dhe LVV-së thonë se kryetari i Vushtrrisë ka dështuar në menaxhimin e parasë e po ashtu edhe në planifikimin e projekteve të reja.
Rreth 50% e buxhetit të planifikuar për investime kapitale në Komunën e Vushtrrisë gjatë vitit 2022 kishin shkuar në suficit.