Për ditën e sotme është parashikuar të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Kjo situatë meteorologjike vie si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Më 21.06.2023 do të ndodhë solstici veror, ku do të jetë dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër.