Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes në qytetin e Podujevës. Kurti tha se prioritet i Qeverisë që udhëheq është arsimi.
Sipas tij, prej vitit 2021 janë ndërtuar 4 çerdhe, në implementim janë 14 çerdhe të reja në gjithë Kosovën edhe 5 adaptime.
Kurse në planifikim edhe janë edhe 17 çerdhe të tjera edhe 5 adaptime të shkollave, duke shtuar se premtimet po bëhen realitet.
“Unë jam shumë i gëzuar që ndodhem sot këtu në vendosjen e gurthemelit edhe për një çerdhe për fëmijë. Do t’i këtë 1400 metra katror do të jetë çerdhe me investim afër 700 mijë euro dhe kjo është çerdhja e dytë prej së është kryetar Shpejtimi. Ndërkohë që në dy dekadat para kësaj ka qenë vetëm një çerdhe në krejt Podujevën, e tash janë dy çerdhe, e ndërkaq disa çerdhe nëpër fshatra”- tha ai.