Amir Bytyçi është shpallur “Babai i vitit”.
Ai u tregua më i shkathëti në kryerjen e detyrave që ishin të përcaktuara në garën e mbajtur të dielën në Prizren.
Bytyçi ishte më i shpejtë se nëntë konkurrentët e tjerë, në kryerjen e punëve si: ndërrimi i pelenave, mbledhja e troshave, palosja e rrobave e të tjera.
Ai në këtë garë pati edhe mbështetjen e gruas dhe të dy fëmijëve, që të gjithë së bashku ia mësynë Prizrenit nga Gjakova.