Një aksident që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Istogut, është bërë shkak edhe për një përleshje fizike mes disa personave.
Burime e medias bëjnë me dije se Jahir Jahaj dhe Premtim Jahaj (Babë e bir) kanë rrahur të dyshuarin që ka shkaktuar aksidentin.
Sipas këtyre burimeve, ai është egjiptian nga Gurakoci i kësaj komune.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy personat e përfshirë në konflikt dhe të njëjtit kanë dhënë deklarata në stacionin e Policisë në Istog.
Më pas ata janë ndaluar për 48 orë.