Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë pret në takim grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 08:30)
Vijon dëshmia e dëshmitarit të 11 në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Dhomat e Specializuara, ora 9:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:30)
Komisioni për Integrim Evropian pret në takim grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 09:30)
Mbahet debati publik mbi fenomenin dhe rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike: Between ‘We the People’ and Populism. (Klan Arena Convention Centre në Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin nr. 08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike bën shqyrtimin e raportimit të auditimit për vitin 2022 të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Universitetit të Prishtinës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)
YIHR shënon Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve me aksionin rrugor “Shpi, Larg Shpisë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00)
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës - QKRMT organizon ekspozitën "Lule kundër luftës" me punimet e Liudmyla Makei - refugjate ukrainase në Kosovë, gazetare dhe piktore. (Lapidarium, Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)
Mbahet ceremonia e hapjes së Festivalit të Filmit Rolling. (Kino Armata, Prishtinë, ora 20:00)