Moti për ditën e sotme

Kosova

Moti për ditën e sotme

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 06:56
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale , ashtu dhe ato maksimalet për ditën e sotme (e mërkurë).

Në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit.

Mjegull parashihet të ketë pothuaj çdo ditë në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Instituti apelon për kujdes që në orët e pikut nga ora 11:00 deri në 17:00 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike, si tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat