​Rinis prodhimin kompania “NewCo Ferronikel”, vlerësohet kontribuese në ekonomi

Kosova

​Rinis prodhimin kompania “NewCo Ferronikel”, vlerësohet kontribuese në ekonomi

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Rinis prodhimin kompania “NewCo Ferronikel”, vlerësohet kontribuuese në ekonomi

Nga sot (e mërkurë) ka rinisur prodhimin kompania metalurgjike “NewCo Ferronikeli”, i cila tash e dy vjet për shkak të ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike e kishte ndërprerë prodhimin.

Në ceremoninë hapëse investitorët turq “Yildirim Group” u shprehen se “NeëCo Ferronikelin” do ta rikthejnë në një kompani stabile, e cila do të kontribuoj në ekonominë e Kosovës.

Drejtor i përgjithshëm i “NewCo Ferronikeli, Cemil Acar u shpreh se objektivi i tyre është që këtë kompani ta bëjnë kompanie aktive dhe efiçiente.

Acar: Objektivi jon është që NewCo Feronikelin ta bëjmë kompani aktive e efiçiente

Gjithë objektivi jonë është që “NewCo Feronikel” ta bëjmë një kompani aktive, efiçiente që të ketë një kontribut të vyer në ekonominë e Kosovës. Për një periudhë të gjatë u ulëm e ndërtuam një strategji se si mund ta ri-ngritim këtë kompani dhe punuam fortë që sot të jemi këtu dhe ta rihapim. Sapo erdhëm direkt filluam me investime për të ringritur prodhimin për çështjet e energjisë elektrike, efiçiencës dhe renovimit të teknologjisë…Edhe në të ardhmen do të vazhdojnë këto investime dhe “NeëCo Feronikel” do të kthehet në një kompani stabile dhe do të ketë një qëndrueshmëri në prodhimin e saj dhe do të ketë kontribute të vyera për ekonominë e Kosovës”, tha ai.

Shefi i metaleve në kompaninë turke “Yildirim Group”, Mehmet Sefket theksoi se qysh në momentin e marrjes së “NewCo Ferronikelit” nën pronësinë e tyre kanë bërë investime përmes të cilave synojnë ta rrisin prodhimin, por edhe numrin e punëtorëve.

Sefket tha se e ka ndier afër mbështetjen e qeverisjes qendrore dhe lokale në Kosovë, por që kërkoi edhe më tutje bashkëpunim.

Sefket: Synojmë ta rrisim prodhimin dhe numrin e punëtorëve

“Në “NewCo Ferronikelit”, qysh në momentin e parë që kemi ardhur kemi bërë investime të rëndësishme të cilat edhe do të vazhdojnë në të ardhmen. Kemi për qëllim të vazhdojmë prodhimin duke vazhduar paralelisht edhe me rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe ndërkohë që vazhdojmë prodhimin jemi shumë të vetëdijshëm edhe për sakrificën dhe mundin dhe punën e punonjësve tanë. Dhe ndërkohë që rritet volumi e puna dhe aktivitetet tona me kënaqësi që nga sot 800 ta bëjmë mbi 1500-2000 punëtorë e pse jo më tepër. Ndërkohë, që vazhdojmë aktivitetin gjithmonë e kemi ndier mbështetjen e qeverisë, mbështetjen e qeverisjes lokale gjithmonë e kemi ndier...Por kemi akoma shumë punë për të bërë dhe paralelisht bëjmë më shumë punë dhe mbështetjen e duam akoma më të madhe”, theksoi ai.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç theksoi se Turqia vazhdon të jetë partneri më i rëndësishëm i Kosovës në aspektin ekonomik, dhe shembulli më i mirë është edhe investimi që “Yilidrim” ka bërë.

Tunç: Turqia do të vazhdojë të jetë partneri më i rëndësishëm i Kosovës nga ana ekonomike

Në këto 15 vjet të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, investimet e “Yildirim” dhe kompanive të tjera tregojnë edhe njëherë besimin që kemi tek ky vend, në investimet që janë bërë nga kompanitë turke dhe 10% janë më tepër vetëm në Kosovë.....Është një fat i mirë për neve dhe një shans për neve që nëpërmjet investimeve t’i forcojmë akoma më tepër marrëdhëniet tona. Ndërsa, që të jemi të fuqishëm nuk do të thotë tashmë vetëm të jesh i fuqishëm ushtarakisht duhet të jesh i fuqishëm nga ana ekonomike, dhe kushti paraprak që Kosova të jetë e fuqishme është që të jetë e aftë të qëndroj në këmbët e veta nga ana ekonomike. Dhe ashtu siç ka qenë deri më sot Turqia do të vazhdoj të jetë partneri më i rëndësishëm i Kosovës nga ana ekonomike, dhe investimet e “Yildirim” janë shembulli më i mirë që tregon për së gjalli kontributin e Turqisë në Kosovë“, theksoi ambasadori turk në Kosovë.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka deklaroi se me këtë investim të “Yildirim Group” në “NeëCo Ferronikeli”, Kosova është një hap më afër ringjalljes së sektorit të minierave.

Damka u shpreh se Turqia është një nga partnerët kryesor në fushën e ekonomisë dhe investitorët turk kanë luajtur rol thelbësor në zhvillimin ekonomik.

Damka: Ky investim do të t’ia shtojë vlerën “NewCo Ferronikeli”

NewCo Ferronikeli” cili është një ndër asetet më të mëdha në Kosovë në këtë investim do të shkoj akoma më shumë vlerën e vetë si dhe në sferën nacionale dhe regjionale. Padyshim që Feronikeli i cili është kontributit të jetës së mijëra familjeve do të kontribuoj edhe në mirëqenien e Republikës së Kosovës në aspektin mikro dhe makro duke kontribuar në përforcimin e tij. Ferronikeli si një investim në industrinë e rëndë dhe punën dhe strategjinë e investitorit turk Yildirim Holding përsëri do të jetë fabrika enorme dhe prestigjioze për metalurgji në Republikën e Kosovës. Ky investim i cili përbëhet prej qindra-miliona eurosh nga Yildirim Holding do të zë vendin më të lartë në statistikat e investimeve”, u shpreh ministri Damka.

Në tetor të vitit 2021, “NewCo Ferronikeli” ndaloi prodhimin për shkak të ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat