Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa nga mesdita e në orët vijuese, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur në zona të caktuara rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa elektrike, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 19°C.
Ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C.