​Parashikimi i motit

Kosova

​Parashikimi i motit

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Mot kryesisht me diell dhe me vapë do ta na shoqërojë edhe sot (e enjte).

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius.

Mot i ngjashëm pritet të mbahet edhe nesër (e premte) ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Apelohet për kujdes në orët 11-17 që të mos ekspozoheni direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat