Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani, ka aplikuar për të marrë pozitën nga e cila është shkarkuar në nëntor.
Nimani thotë se pikat e Këshillit Drejtues për largimin e tij ishin të paqëndrueshme, derisa ligjërisht ka drejtë t’i hyjë garës.
Sipas tij, është kandidati i duhur për të vazhduar me planet që iu lanë në gjysmë në fund të vitit të kaluar.
Nga Këshilli Drejtues u deklaruan se faktet e mbledhura për shkarkimin e tij duhet të merren parasysh, fillimisht nga komisioni që do formohet për shqyrtimin e aplikimeve.
Përveç Nimanit, janë edhe dy kandidatë të tjerë në garë.