Mbi 500 artistë të huaj nga e gjithë bota, Brazili, Italia, India, Polinezia, Kuba, Spanja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, do të performojnë në rrugët e qytetit të Suharekës në Karnavalin e njohur vjetor.
Gjithçka pritet të fillojë nga ora 18:00.
Së pari do të bëhet kalimi i grupeve nga objekti i komunës së Suharekës deri te tregu javor, dhe do të kulmojë me performancat e artistëve më të mirë shqiptarë Klajdi, Bruno & Miri, Capital T.
Ndërsa natën e dytë do të fillojë nga ora 20:00, me performancat e grupeve në skenë, si dhe në fund me Nora Istrefin, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Era Istrefi.