Në kuadër të mbajtjes dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale, togu i kërkim-shpëtimit malor i Gardës Kombëtare të ushtrisë së Kosovës, ka realizuar trajnimin për kërkim-shpëtim malor.
Gjatë trajnimit janë praktikuar teknikat e lëshimit të barelës nga faqet shkëmbore.
Bartja e viktimave me barelë e teknika tjera të evakuimit me barela në operacionet e shpëtimit malor.
Në kuadër të trajnimit për të testuar aftësitë fizike është realizuar marshim kondicional në malet e Sharrit, ngjitje në majën e Bistrës 2651 metra lartësi mbidetare dhe marshim në zonën shkëmbore të liqenit të Jazhincës.