​Vjedhje në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë

Kosova

​Vjedhje në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:33
Qendra e regjistrimit Civil ndodhet në rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë

Në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë është kryer një vjedhje nga arka e postës, e cila gjendet brenda këtij objekti.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën ndërsa nga arka dyshohet të jenë vjedhur para të gatshme, pulla postare dhe SIM kartela.

Lidhur me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Qendra e regjistrimit Civil ndodhet në rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë ndërsa edhe më herët ka qenë cak i veprave të tilla.

Një muaj më parë kishte ndodhur një vjedhje e rëndë në këtë qendër ku persona të panjohur kishin depërtuar me forcë dhe kishin vjedhur 5 mijë e 853 euro nga kasaforta e filialit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat