Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam me dëshirat më të mira për shëndet e harmoni fetare.
Postimi i plotë:
Të gjithë qytetarëve të besimit islam, ua uroj Bajramin, me dëshirat më të mira për shëndet e harmoni familjare.
Në këtë festë si çdo herë, kujtojmë më të dashurit që na mungojnë, kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë tonë, kujtojmë familjet e më të dashurit e tyre, veteranët e UÇK-së dhe kontribuuesit e lirisë tonë.
Kjo festë e madhe na përkujton rëndësinë e sakrificës dhe mëshirës ndaj të tjerëve. Le të tregojmë ndjeshmëri për nevojat e secilit dhe të jemi burim frymëzimi për njëri-tjetrin.
Në këtë ditë të veçantë, uroj të forcojmë lidhjet e shoqërisë dhe të ndajmë gëzimin me të tjerët, me lutje për paqe, zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës!