Lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë”

Kosova

Lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë”

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.

Hapjen e kësaj ceremonie do ta bëjë Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe njëherit Koordinator Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta.

Në këtë ceremoni do të marr pjesë Donika Gërvalla-Schwarz, Zëvendëskryeministre e Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues të lartë Prokurorisë së shtetit, përfaqësues të BE-së dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.

Ngjarja do të zhvillohet sot, më datë 30.06.2023 në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë duke filluar nga orën 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat