Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përmes një njoftimi bëne me dije se sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shoqëruar nga ministri Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, me rastin e fillimit të punimeve të rrugës Prishtinë-Podujevë, do të bëjnë inagurimin e fillimit të punimeve.
Inagurimi do të bëhet tek Rruga Prishtinë-Podujevë, tek Qeshmja te Kulina, duke filluar nga ora 09:00.
Kjo rrugë ka disa vite që ka filluar punimet por që larg është përfundimi i saj.
Më keq është vetëm rruga Prishtinë-Mitrovicë e cila tashmë ka kaluar dekadën e parë prej kur kanë filluar punimet.