Ngjarjet e datës 7 korrik

Kosova

Ngjarjet e datës 7 korrik

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Draft Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit 04/L-156 për kontrollin e duhanit dhe ligjit 08/L-040 për ndryshimin e plotësimin e ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit (Kuvend i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.08/L-205 pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)

Drejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj mban konferencë për media (ATK, ora 11:00)

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj mbanë konferencë për media (Selia e LDK-së në Prizren, ora 14:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, përuron lokalitetin arkeologjik “Programi për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor” (Sheshi i Lidhja Prizrenit, ora 18:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat