Moti për sot

Kosova

Moti për sot

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 06:33
Ilustrim

Pas këtyre ditëve me reshje rekorde vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmen e dytë të javës së ardhshme.

Sot moti parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranësira të pakëta rreth relievit malor,

Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 15°C. Ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat