Ndërrime në Polici – një shef i ri në Drejtorinë e Prishtinës

Kosova

Ndërrime në Polici – një shef i ri në Drejtorinë e Prishtinës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 10:58
Basri Shabani

Ndryshime kanë ndodhur këtë javë në Policinë e Kosovës, derisa nga ndërrimet është prekur edhe Fehmi Xhata, drejtori i Drejtorisë në Prishtinë.

Në vend të Xhatës, që ushtronte këtë funksion tash e 10 muaj, është emëruar Basri Shabani.

Shabani, deri dje ka udhëhequr Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt. Nga sot, ai është shef i ri i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.

Ndërkaq, siç shkruan portali Indeksonline, vendin e Shabanit në Drejtorinë e Policisë në Ferizaj do ta zë Faton Pllana.

Ndërkaq, një tjetër emërim është kryer në Drejtorinë e Njësive Speciale të Policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha të hënën e ka emëruar Mehmetali Hajdini në pozitën e drejtorit të Drejtorisë të Njësive Speciale të Kufirit të Kosovës.

Ai më parë ishte pjesë e Stacionit Qendror të Policisë në Ferizaj si dhe Kaçanik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat