Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe jashtëkonisht i nxehtë.
Kujdes: Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në jugperëndim të vendit, me shpejtësi prej 15-55 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C.