Haradinaj kujton dëshmorët Rexhë e Arton Qorraj: Nderimi për të rënët do të jetë i përhershëm

Kosova

Haradinaj kujton dëshmorët Rexhë e Arton Qorraj: Nderimi për të rënët do të jetë i përhershëm

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 13:47
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të dëshmorëve Rexhë e Arton Qorraj.

Ai me këtë rast ka thënë se nderimi e kujtimi për të rënët, do të jetë i përhershëm.

“Nderimi për gjithë ata që dhanë kontribut të çmuar për lirinë e atdheut, do të jetë i përhershëm”.

“Sot, isha i nderuar të isha pjesë e ceremonisë së zbulimit të pllakës përkujtimore në nderim të veprës së dëshmorëve Rexhë e Arton Qorraj, dhe gjithashtu të qëndroj në familjen patriotike Qorraj. Rexha e Artoni, do të kujtohen gjithmonë për trimërinë dhe guximin e treguar në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se këto përkujtimore do të shërbejnë si dëshmi historike e gjithëkohshme.

“Këto përkujtimore do të shërbejnë si dëshmi të gjithëkohshme të historisë sonë më të re”.

“Lavdi e përjetshme”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat