Edhe sot (e premte) në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vapë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ku ato do të sillen mes 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet për 2-3 gradë parashihen të kenë ulje
Ato do të sillen mes 31 dhe 33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.