Moti sot deri në 36 gradë, kujdes nga rrezet direkte të diellit

Kosova

Moti sot deri në 36 gradë, kujdes nga rrezet direkte të diellit

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë.

Sipas parashikimeve, në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale.

Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

Instituti ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat