KFOR-i fillimisht tha se nga tensionet në veri ishin lënduar 30 ushtarë, e shefi i NATO-s deklarohet për 93

Kosova

KFOR-i fillimisht tha se nga tensionet në veri ishin lënduar 30 ushtarë, e shefi i NATO-s deklarohet për 93

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë së 93 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar nga tensionet në veri të Kosovës, ndërsa misioni i KFOR-it në Kosovë kishte deklaruar ndryshe.

Stoltelnberg përmes një postimi në Twitter ka thënë se NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e OKB-së në mënyrë të paanshme.

“Takim i mirë me presidentin Vuçiq për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la 93 trupa të KFOR-it të lënduar. NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar shefi i NATO-s, në Twitter.

 

Ndryshe, misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, kishte bërë të ditur se nga zhvillimet e në veri mbetën të plagosur 30 ushtarë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat