Nesër temperaturat në Kosovë mund të arrijnë deri në 40 gradë celsius

Kosova

Nesër temperaturat në Kosovë mund të arrijnë deri në 40 gradë celsius

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Vala e të nxehtit që tashmë po hynë në javën e tretë, kulminacionin do ta arrijë ditën e martë me 25 korrik, kur temperaturat maksimale do të sillen mes 36°C – 40°C, shoqëruar edhe me erëra të fuqishme, kryesisht të drejtimit jug-perëndimor.

Kështu është njoftuar nga Departamenti Meterologjik në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

“Ndryshimi i motit pritet të ndodhë të mërkurën me 26 korrik, në orët e pasdites dhe mbrëmjes, kur priten shtrëngata me rrebeshe shiu që lokalisht mund të shoqërohen edhe me stuhi breshëri dhe erëra të fuqishme deri në 25m/s. Freskia ndjeshëm do të jetë prezente nga e enjtja me 27 korrik, e ndikuar nga masat ajrore kryesisht veriore, me maksimalet jo më shumë se 26°C dhe minimalet që do të pësojnë rënie deri në 12°C”, ka thënë Sherif Gosalci – Parashikues Meteorologjik Aeronautik.

Ajo ka thënë se ditët në vazhdim do të këtë ngritje graduale të temperaturave, në suaza normale për periudhën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat