6104 kandidatë synojnë UP-në, mjekësia ndër më të kërkuarat

Kosova

6104 kandidatë synojnë UP-në, mjekësia ndër më të kërkuarat

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Ka mbaruar afati i parë i konkursit për pranimin e studentëve në nivelin baçelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në një përgjigje për RTK-në, kanë njoftuar se interesimi sivjet ka qenë në nivel, teksa kanë aplikuar gjithsej 6104 kandidatë.

Menaxhmenti i UP-së në një prononcim për "Lajmet Qendrore" në RTK, kronikë e cila do të transmetohet sonte, ka detajuar edhe programet në të cilat ka më së shumti interesim.

“Ndër programet më të kërkuara dhe me konkurrencë më të lartë janë: Mjekësia e Përgjithshme, Inxhinieria Kompjuterike dhe Softuerike, Juridiku, Stomatologjia, Psikologjia, Infermieria etj”, kanë thënë nga UP.

Tutje ata kanë theksuar se afat i dytë plotësuses për studentët e rinj në nivelin baçelor do të jetë në fillim të muajit shtator dhe konkursi do të jetë gati sapo të përfundojë i gjithë procesi i konkursit. E kjo do të ndodhë më së largu javën tjetër.

Ndërkaq janë disa programe të cilat kanë ende vende të lira si Prodhim Shtazor (FBV), Hidroteknikë (FIN), Inxhinieri e Ambientit (FIN), Fizikë (FSHMN), Letërsi Shqipe (Filologji), Dizajn Inxhinierik dhe Automjete (FIM), Kimi Inxhinierike (FSHMN), Filozofi (Filozofik), Histori (Filozofik), Sociologji (Filozofik), Ballkanistikë (Filologji), Inxhinieri e Ambientit (FIN).

Kronikën e zgjeruar me informata më të hollësishme do të mund ta ndiqni në Lajmet Qendrore në orën 19:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat