Sot moti kryesisht me diell

Kosova

Sot moti kryesisht me diell

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 06:29
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot kryesisht me diell.

“Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport  me temperaturat e ditëve paraprake.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i  këshillave të IKSHP.

Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vite të fundit”, njofton  IHMK

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat