Policia e Kosovës ka pranuar dy automjete, donacion nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Sipas njoftimit të Policisë, automjetet janë kombi për Departamentin e Policisë Kufitare.
“Donacioni i pranuar ndihmon rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit.
Këto vetura do të shërbejnë për trajtimin e migrantëve të pa rregullt, nga ana e Policisë Kufitare”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.