Në procesin e largimit të kryetarëve nga komunat veriore pritet të kenë punën më të madhe.
Andaj, një zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pjesë e grupit punues që ka edhe dy javë kohë për hartimin e udhëzimit administrativ për këtë çështje.
Ky institucion, pos verifikimit të nënshkruesve që do të inicionin peticionin, pritet të merret edhe me procedurën tjetër për largimin e krerëve të komunave veriore.
Por në KQZ, deri tash duket se nuk e kanë të qartë punën që duhet të kryejnë në këtë proces.
Për rrugën që çon drejt zgjedhjeve të reja, i pari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen e së martën, tha se s’kanë përgjigje.