Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë.
Sipas IHMK-së, sot temperaturat maksimale do të bien pak.
“E enjte- Të enjten parashihet mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndersa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta.
Të premten – Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP.”