Vazhdon procesi gjyqësor Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale. (Hagë, ora 09:00)
Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK organizon protestë në sheshin Zahir Pajaziti për të vazhduar përpara zyrave të KEK-ut dhe objektit të Qeverisë. (Sheshi, ora 10:00)
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që janë përfaqësues të anëtarësisë që nga çerdhet e deri në universitete. (Salla e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK, ora 10:00)
Bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve, ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. ( Fshati Honrofc-Prishtinë, ora 11:00).