Ngjarjet e datës 29 gusht

Kosova

Ngjarjet e datës 29 gusht

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale. (Hagë, ora 09:00)

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë mban konferencë për medie, pas vendimit të gjykatës kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc. (Objekti i shkollës fillore “Zgjimi”, Gremnik, ora 11:00)

Opre Roma Kosova organizon protestë kundër dhunës së ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit rom për të kërkuar llogari për veprimet e zyrtarëve policorë në këtë rast. (Para stacionit policor në Graçanicë, ora 11:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvillon takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit kurse pas përfundimit do të ketë deklarim për media. (Zyra e SBAShK, tek Qendra e Studentëve në Prishtinë, ora 12:00) 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat